Isa Mustafa paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.
Mustafa tha se gjithashtu do të ftojë edhe Kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti për të diskutuar lidhur me veprimet e përbashkëta, transmeton Indeksonline, raporton Ministria Lajmeve.
Duhet përkujtuar se çështja e mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës është në diskutim e sipër tash e disa kohë.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar,
Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta. IM