Lajme

Isa Mustafa i thotë jo koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje e reja parlamentare.


Këtë e ka zbuluar shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ku ka treguar se partia e tij i ka bërë ofertën LDK’së, por këta të fundit kanë thënë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje për momentin.

Konjfuca ka thënë se VV ka kryer obligimin e tyre, por Mustafa ka treguar se LDK do të jetë e vetme në zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.

“Ne ia kemi bërë ofertën LDK’së, por Isa Mustafa tha se në zgjedhje shkojnë të vetëm. Ne e kemi kryer obligimin tonë. Nëse LDK nuk e pranon ofertën tonë, atëherë shkojmë të vetëm. Me LDK’në do të shënonim një fitore dërrmuese, mbi 50 për qind”, tha Konjufca mbrëmë në T7, shkruan Gazeta Metro.

Konjufca prapë mbetet optimist se ndoshta do të del ndonjë qëndrim tjetër nga kryesia e LDK’së dhe do të shkojnë së bashku në zgjedhjet e reja ku edhe do ta fitonin qeverisjen e Kosovës.

Kujtojmë se deri tani lideri i VV’së, Albin Kurti ka dalë hapur dhe ka kërkuar koalicion me LDK’në, por këta të fundit kanë thënë se do të marrin vendim pas 3 gushtit se çfarë do të bëjnë./