Lajme

Infektologu Sadiku porosit politikanët: Sa i kritikoni masat e reja, respektojini ato se spitalet po mbushen!

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një konference shtypi, dje ka shpalosur masat e reja antiCOVID të cilat pritet të hyjnë në fuqi nesër.

Këto masa janë të ndryshme nga komuna në komunë, në varësi të numrit të rasteve me të infektuar, nga “Zona e kuqe” deri te “Zona e verdhë”, transmeton Indeksonline.

Infektologu, Izet Sadiku, me një postim të bërë në FB ka folur në lidhje me këto masa, ndërsa ka thënë se edhe Kosova, ashtu si edhe vendet e botës, sidomos ato europiane, po ballafaqohet me situatë alarmante.

Ai ka shtuar se spitalet po mbushen, ndërsa ka kritikuar disa politikanë, të cilët sipas tij në duhet të merren me angazhim rreth Paketës së rimëkëmbjes ekonomike.

Ky është postimi i tij (pa ndërhyrje):

Masat antiCOVID-19
Kosova sikurse plot vende te botës e sidomos vendet europiane po ballaafqohet me një situatë alarmante me COVID19!

Spitalet po mbushen shpejt, numri i punëtorëve shendetësor të infektuar po rritet dhe të gjitha këto parametra i limitojnë mundësit tona spitalore me çka rrezikohet mundësia për dhenjën e shërbimeve për të gjithë ata që mund te kenë nevoje për trajtim spitalor.
E kur dihet se njëra nga rezultaet e trajtimit të sukseshëm është fillimi i trajtimit me kohë dhe percjellja në dinamik.

Masat e reja janë të propozuara nga ekspertet shëndetësor që ka vendi, të cilët kanë pasur barrën kryesore në ballafaqim me pandemin që nga fillimi i këtij viti.


E kemi parë se si është mengjuar pandemia në vendet ku politikanët nuk kanë ndëgjuar sygjerimet e ekpsertëve shëndetësor dhe kemi parë si e kanë menagjaur vendet ku janë respektuar sygjerimet e ekspertëve shëndetësor psh. Gjermania dhe kancelarja Merkel janë shembulli më i mirë.

Disa politikan më mirë se të meren me kritik ndaj masave do të ishte mirë të angazhohen më shumë në respektimin e tyre sepse mosrespektimi i masave ka qenë njëra nga arsyet e rritjes së rasteve të reja dhe na ka sjelll në këtë situatë.

Reagimet e veprimtarive biznisore të ndryshme janë të kuptushme, por nuk duhet propozuar masa që rrezikojnë jetën e njerëzve por fokusi të jetë në pakon e rimëkëmbjen ekonomike.

Duhet përkrahur anagzhimin e pakursim të punëtorëve të arsimit të cilët sikur në vitet ’90 po bajnë veprime titanike për mbajtjen e sistemit shkollor për kundër ritjes së numrit të infektuarëve në mesin e tyre dhe nxënseve.
Politikanët do të duhej të anahzhiheshin rreth pakos së rimëkëmbjes ekonomike për të kalur sa më leht kjo situatë e emrgjencës së shëndetit publik e cika e ka për detyre të ruaj jetën e njerëzve nga pandemia COVID19 e cila vazhdon të jetë pandemia me madhe pas asaj të gripit spanjoh para 100 vjetëve.

Kami hyrë në fazën kur kanë filluar të qartësohen gjërat pët futjen në kontroll tē kësaj pandemie.
Ne duhet të angazhohemi ta ruajëm shëndetin dhe jetën e secilit qytetar të gendit tonë.

Duhet të angazhohemi që me aprovimin e vaksinës anti COVID19 e cila po duket në horizont, ta sigurojmë sa më shpejt vaksinën se e dim sa do të ketë kërkesë për të, e deri atëherë të respektojme masat e propozuara që kanë pêr qëllim ruajtjen e jetës të secilit prej nesh.