Incidenti/ Rama përplaset me studentin: Çojeni të marrë shërbimin mjekësor
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë.
Por, ndërsa Rama po fliste për të mirat e paktit të Universitetit, një student ka ngritur zërin, duke shprehur pakënaqësinë e tij me sistemin e arsimit në vend.
Ndërkohë, kryeministri u është drejtuar me ironi studentëve që i riu që ngriti zërin ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.
“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha Kryeministri.
Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?
Rama: Jepjani pra recetën atij tani. Ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, pyetja që a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë. Sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë e dini të gjithë ju që jeni këtu dhe prindërit tuaj. Tek ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike./ Opinion.al