Lajme

Incidenti me serbët në Split, reagon presidentja kroate

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, ka reaguar lidhur me incidentin që ka ndodhur në Split, me ç’rast janë sulmuar katër veterpolistë serb të Crvena Zvezdës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Në një reagim në Twitter presidentja Grabar-Kitarovic ka shkruar:

“Huliganizmi është përbindësh i kundërt me idealet e sportit, dhe çdo dhunë është e papranueshme. Falënderoj qytetarët e Splitit, të cilët kanë reaguar menjëherë në mbrojtjen e atyre vlerave”, ka thënë presidentja kroate.