Imami kosovar dhe Rabini shqiptar luten së bashku për Kosovën, Izraelin dhe të gjitha kombet e botës
Imami nga Prishtina Labinot Maliqi, ka pritur në takim Rabinin e Shqipërisë Yoel Kaplan.
Ata së bashku u lutën për Kosovën, Izrael dhe gjitha kombet e botës.
“Së bashku me rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan, e bëm një lutje të përbashkët për Kosovën, Izraelin, Palestinën, Gazan dhe për të gjitha kombet e botës”.