Ilir Meta thirret në SPAK për çështjen CEZ-DIA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK, ku ai vetë ka bërë me dije se bëhet fjalë për çështjen e njohur CEZ-DIA, e cila sipas Metës, është përmbyllur dy herë, por rihapet sërish si “telenovelë
Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje”.
Ka qenë ky komenti i vetëm i Metës, përpara se të futej për të dëshmuar në SPAK.
Lidhur me këtë çështje ndërkaq, të enjten e 7 shtatorit është liruar nga burgu Kastriot Ismailaj i cili ka qenë i akuzuar për përfshirje në dosjen CEZ-DIA.
Autoritetet e Burgut te Fierit, pasi plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë nga burgu biznesmenin.
Emri i tij u bë i njohur më 12 maj 2015 kur u arrestua nga sektori i pastrimit të parave dhe ai i krimit ekonomik dhe financiar në Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shumë të mëdha.
Ai akuzohej se ka krijuar nëpërmjet mashtrimit financiar shoqëri fiktive dhe off-shore në Shqipëri.
Një ndër to edhe DIA, kompani e cila u krijua në vitin 2010.
Në vitin 2010 ai u propozua nga LSI asokohe – Partia e Lirisë sot – për anëtar te Enti rregullator i Energjisë.
Ndërkohë 7 muaj më parë, në SPAK u paraqit edhe ish-presidenti Ilir Meta për çështjen e CEZ-DIA.
Unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar”.
Ai shtoi se kjo çështje hapet sa herë që Partia Socialiste është në krizë.
“Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ-it, kohë kur isha në opozitë”.
Kryetari i Partisë së Lirisë shtoi se ky është përgënjeshtrim i botuar në faqen e kryeministrisë “me vetë bekimin e Endri Fugës”.
“Mund të them ato gjera që i thash dhe atje dhe që janë thënë. Skam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA”.
Meta ravijëzoi se gjatë kohës që ka qenë ministër i Ekonomisë, “CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar nga qeveria, por kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe për shkak të situatës së investimeve”.
Kujtojmë se më 21 prill, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen “CEZ-DIA”.
Balla kërkoi të rinisen hetimet dhe që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
“SPAK të jetë zgjuar dhe ta hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha, i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar, edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë”.