Ikën edhe një veteran i arsimt
Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Nishit natën e sotme ka ndërruar jetë Sali Salihi nga fshati Tërnoc.
Familjarët i thanë FOLonline se i ndjeri sot gjatë ditës ishte transportuar për në Nish nga spitali rajonal i Vranjës ku ishte i shtrirë nga dita e shtunë.
Sipas të njejtave burimeve 66 vjeçari nuk ka mundur ta përballojë betejën me virusin Covid-19 nga i cili dyshohet se ishte prekur.
I ndjeri Sali Salihi ishte mësimëdhënës i lëndës së historisë dhe prej shumë viteve aktivist politik.
Vitin e kaluar kishte dalë në pension pas punës shumë dekadëshe në Sh.F. „M.Kadriu“ në Tërnoc.