Të fundit

Komisionerja për refugjatë në Preshevë vizitoi migrantët e lënduar nga aksidenti i rëndë

Komisionerja serbe për refugjatë dhe migrim, Natasha Stanisavleviq, ka vizituar të martën qendrën e pritjes në Preshevë dhe ka vizituar emigrantët të cilët kanë mbetur të lënduar gjatë aksidentit të rëndë trafiku më 20 shkurt, ku mbetën të vdekur 3  persona, transmeton Ministria e Lajmeve

Me këtë rast, komisionerja u njoh me gjendjen aktuale shëndetësore të të pesë personave që janë të strehuar në qendrën në Preshevë dhe të cilëve u është ofruar kujdesi i nevojshëm menjëherë pas mbërritjes, njofton Komisariati për Refugjatë.

Në aksidentin e rëndë humbën jetën tre persona, ndërsa 11 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe fëmijë.

Siç është bërë e ditur, të gjithë personave në qendrën e menaxhuar nga Komisariati për Refugjatët dhe Migracionin u sigurohet ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje psiko-sociale pasi qëllimi i Komisariatit është të ndihmojë dhe të kujdeset për të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë.

“Komisariati për Refugjatë dhe Migrim i Republikës së Serbisë menjëherë ka filluar përkujdesjen për personat që kanë përjetuar aksident trafiku dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjitha organet shtetërore”, thuhet në njoftim/bujanovaçke