Lajme

ICT vizitë në Gjimnazin “Skëndërbeu” në Preshevë, në kërkim të inovacionit shqipfolës

Turi i takimeve në kuadër të edicionit të 8-të të ICT Awards ka filluar të intensifikohet dhe java e parë e muajit Mars e gjeti ICT Awards duke vizituar disa qytete të Shqipërisë, Kosovës dhe Luginës së Preshevës në kërkim të gjurmëve novatore dhe kreativitetit shqipfolës.

Java e parë e muajit shikoi tek organizohen plot 10 takime në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Vizita në Preshevë dhe Gjimnazin “Skëndërbeu” është shndërruar në traditë tashmë për ICT Awards, takime të tilla të cilat i japin karakterin e vërtetë të një gare mbarëkombëtare konkursit më të madh të inovacionit në trevat shqipfolëse.

Nxënës entuziastë dhe talente të cilët kanë nevojë për mbështetje pushtojnë çdo ditë bankat e kësaj shkolle.