I strehuan në kohë lufte, familja nga Deçani i hap derën familjes durrsake
Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.
Si pasojë e tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë humbën jetën dhjetëra persona, u lënduan qindra të tjerë, ndërsa u shkaktuan dhe dëme të shumta materiale./ Opinion.al