I rritet dënimi Karaxhiqit: Nga burg me 40 vjet në burgim të përjetshëm
Shpallet verdikti final për ish liderin politik të serbeve të Bosnjës, Radavan Karaxhiq, transmeton Ministria Lajmeve.
Shkalla e dytë e Tribunalit të Hagës e ka dënuar me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqin.
Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.
Në shpallje të verdiktit, gjykatësi tha se të gjitha pikat e akuzës së shkallës së parë janë konfirmuar përveç disa incidenteve në aktakuzë në më shumë se 20 komuna gjatë luftës në Bosnjë.
Karaxhiç është akuzuar nga gjykata në vitin 1995, por u kap vetëm 13 vjet më vonë në Beograd, ku ai jetonte i maskuar