Kryesore

I plagosuri nga të shtënat me armë sot në Bujanoc, jashtë rrezikut për jetë

Bujanoc, 12 korrik 2020 – Një burrë I.F., i cili u plagos sot gjatë të shënave me armë zjarri në qendër të Bujanocit, me ç’rast u vra biri i tij (1984), është jashtë rrezikut për jetën.

Siç mësone Bujanovaçke, i plagosuri është dërguar në Shërbimin emergjent të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc ku më pastaj është transferuar në repartin e emergjencës në Spitalin e Vranjës, me plagë në trup të shkaktuara nga arma e zjarrit.

I dyshuarit A.XH. (1970) është arrestuar ndërkohë që vendi i ngjarjes po siurohet nga policia.