Lajme

I pa punë, por Endrit Thaçi u pa në stadium me orë në vlerë mbi 7 mijë euro

Kosova dhe Anglia u takuan mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen përmbyllëse për të dy ekipet kombëtare në fushatën kualifikuese për Euro 2020.


Në mesin e atyre që ishin në stadium për të parë ndeshjen ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me djalin e tij Endritin.

Përveç kritikave se pse djali i Thaçit duhet të jetë çdo herë i ulur në zonën VIP, në sy ra edhe ora e këtij të fundit. Endriti mbante një orë dore të firmës “Hublot”, çmimi i së cilës është 7 mijë e 600 euro.

Fëmija i vetëm i Hashim dhe Lumnie Thaçit është vetëm 20 vjeçar, por në llogarinë e tij derdhen me mijëra euro çdo vit. Aktualisht, ai ka në xhirollogari 13 mijë e 500 euro.

Endrit Thaçi njihet edhe për udhëtimet e tij luksoze në shtete si Zvicra, Gjermania, Franca, Turqia, SHBA’të, Italia e Austria që janë kthyer në destinacione ku ai udhëton çdo vit.