I dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet anëtari i bandës së Durrësit
Endrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm, është liruar nga burgu.
Sipas të dhënave, ka qenë Gjykata e Krujës që ka marrë vendimin për lirimin e Dokles.
Avokati i Doklës ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Endrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirmin e tij.
Përveç burgimit të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera, Dokle ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu./ Opinion.al