Hoxhaj edhe në fushatën e kaluar kishte premtuar pasaporta për luginasit nga restoranti “Pinokio”
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur sot një Konferencë për Media përmes së cilës ka premtuar ndër të tjera edhe që shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës.
Mirëpo ky premtim i Enver Hoxhajt për qytetarët e Luginës së Preshevës nuk është se po bëhet për herë të parë. Në fushatën e zgjedhjeve të kaluara, përkatësisht me datë 28.08.2019 kishte takuar Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në restorantin e quajtur “Pinokio” ku kishte premtuar për qytetarët shqiptar të Luginës pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta të Republikës së Kosovës.
“PDK do të angazhohet edhe për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaporta të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën”, kishte deklaruar Hoxhaj.
Mirëpo edhe pse partia e zotit Hoxhaj në këtë mandat ishte në opozitë, nuk na kujtohet që z.Hoxhaj të ketë propozuar në Kuvendin e Kosovës pajisjen e qytetarëve të Luginës me dokumenta të Kosovës.