Lajme

Hoti: Franca dhe Holanda po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.
Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Hoti shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

I pyetur rreth qëndrimit që do të mbajë kryeministri nëse LDK dhe AAK nuk qëndrojnë bashkë në qeveri ai i është referuar kësaj si një situatë hipotetike për të cilën nuk mund të japë një përgjigje.
Unë po zbatoj të gjitha pikat e marrëveshjes dhe nuk ka asnjë arsye që ndonjëra prej partive të dalë nga koalicioni,”- tha ai.
Kryeministri nuk la pa përmendur dhe njohjen nga Izraelin të cilën e konsideroi një njohje shumë të rëndësishme por sqaroi se nuk mund të ndërhynte në politikat e BE dhe SHBA.