LajmeTë fundit

Hoti e fshin postimin kërcënues ndaj Kurtit dhe “kërkon falje publike”

Pasi e ka fshirë postimin kërcënues ndaj pretendetit për kryeministër Albin Kurti, Haxhi Hoti nga Nisma, ka kërkuar falje publike.

Megjithëse, ka akuzuar mediat se ia kanë përdorur këtë postim “pa e pyetur atë”. E mbi të gjitha, postimin kundër Kurtit e ka quajtur “gabim teknik”.

Hoti, gjithashtu ka thënë se postimi i tij, “nuk është qëndrim i partisë që i takon”.

“Është një gabim teknik i imi, ku mediat pa me pyet mua e kanë shpërndarë këtë shkrim! Kërkoj falje publike”, ka shkruar Hoti.

Pak më herët, Kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Hoti, ka thënë se liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i kanë mbetur dy rrugë: “ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet”.