LajmeTë fundit

Pdsh organizon koktej për përmbylljen e vitit 2019

Partia Demokratike Shqiptare sot organizoi një koktej rasti për përmbyllen e këtij viti që po lëmë pas.

Organizmi i këtij eventi ishte nën udhëheqjen e Zejnulla Dautit i cili lexoi disa telegrame urimi nga politikanë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.

I pranishëm ishte dhe ish ministri i Jashtëm nga Partia Demokratike e Shqipërisë z.Dritan Shehu cili u ftua t’a marrë fjalën. Z.Shehu gjatë fjalimit të tij uroi Pdsh-në në rrugëtimin poltik dhe sfidat që do t’i presin në vitin e ardhshëm si dhe përcjolli mesazhe urimi të liderit të tij Lulzim Basha, të ish kreyministrit të Shqipërisë Sali Berisha të cilët për shkaqe personale edhe pse ishin të ftuar nuk munden të jenë prezent në këtë celebrim.Ish ministri Shehu foli dhe për “mini-Shengenin” Ballkanik ku e cilësoi si projket serb dhe ide të dëmshme për shqiptarët.

Poashtu gjatë këtij manifesti mori fjalën dhe kryetari i Pdsh-së z.Mustafa, i cili përshendeti të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës në veçanti simpatizantët e Partisë Demokratike Shqiptare.

Z.Mustafa gjatë fjalimit të tij përmendi edhe ministrin e Jashtëm në detyrë Genc Cakaj ku dhe lëshoi një porosi për Tiranën zyrtare “ne shiptarët e Luginë së Preshevës nuk kemi nevoj të na mblidhni dhe të na tregoni rrugën në drejtim të Beogradit, por ne kemi nevoj dhe kërkojmë si nga z.Cakaj dhe të tjerë të na tregojnë rrugē nga Prishtina dhe Tirana.”