BotaLajme

Historiani turk që kishte ofenduar Skënderbeun burgoset nga Erdogani, rrezikon deri në 15 vjet burg

Historiani turk Talha Uğurluel, në vitin 2016 kishte ofenduar Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, duke shkakëtuar një zemërim të madh në mesin e shqiptarëve, por ai sot rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg me akuzen se ka lidhje me lëvizjen Gylen, armikun kryesor të Erdoganit.

Qeveria turke akuzon lëvizjen e Gylenit se kishte organizatore e grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik 2016 dhe e etiketon atë si një organizatë terroriste, ndonëse lëvizja e mohon fuqishëm përfshirjen në përpjekjen e grushtit të shtetit apo ndonjë aktiviteti terrorist.

Uğurluel u paraqit në seancën e fundit të gjyqit të tij në Stamboll në Gjykatën e Lartë Penale, në të cilën ai përballet me një dënim me burg në mes 7 deri 15 vite me akuzën e anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Në mbrojtje të tij, historiani, i cili shpesh përdoret për të dalë në stacionet televizive të lidhur me lëvizjen Gylen, të cilat tani janë të mbyllura, tha se ai nuk ka lidhje me lëvizjen Gylen, ndonëse ka punuar në Universitetin Kaynak Holding të lidhur me Gylen dhe Universitetin Fatih.