Hiqet pagesa për hyrje në shtëpinë e shëndetit në Preshevë
Nga dita e premte me 8 nëntor 2019 është larguar pagesa për hyrje në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
Keshtu ka njoftuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Driton Salihu, i cili i’u është lutur qytetarëve që të mos keqpërdorin parkingun pa nevojë për arsye se bllokojnë makinat të cilat bartin pacientët.
Ky është postimi i Salihut :
“Sot kemi hequr pagesën me të holla për hyrje në shtëpi të shëndetit me veturë, mirëpo, lutemi që mos të keqpërdoret pa nevojë nga persona të pa ndërgjegjshëm që janë duke shfrytëzuar hapsirat tona për parkim veture edhe largohen me orë të tëra për të kryer punë tjetër kund, pasi kështu po pengojnë hyrje daljet e veturave tona që bartin pacientë nga e cila dhe varet jeta e njerëzve.”