Lajme

Besa Ismaili: Ligji për liritë fetare do rregullohet si në Amerikë

Besa Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se me pozitën e saj në këtë subjekt, i është shtuar angazhimi dhe përgjegjësia.

Ajo në Magazinën Zgjedhore u shpreh e bindur se PDK është partia e vetme që ka prioritet fuqizimin e gruas dhe kjo është një nga arsyet se pse ka zgjedhur të jetë pjesë e saj.

”Gjatë gjithë fushatës dhe në parti, Kadri Veseli prioritet i jep fuqizimit të grave. Nuk e di saktësisht çka nënkupton në numër por edhe Eliza Hoxha që ndodhet para meje ne pozitë por edhe mua, na është shtuar përgjegjësia. Jam duke shijuar ditët më të veçanta të jetës time. Jam mësuar që kudo që shkoj t’i jap komunitetit”.

”Fare s’më vie lehtë të kërkojë votën, por ajo çfarë më vlerëson punën është se këto komunitete nuk më kanë harruar. Unë kënaqem në bisedë me popullin tim. Pavarësisht se cili do të jetë rezultati përfundimtar, unë jam duke i shijuar këto ditë. Ne duhet të kemi një gjithë-përfshirje”.

E pyetur nëse këtij subjekti i është bashkuar pasi e ftoi bashkëvendasi i saj, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ajo e pranoi një gjë të tillë duke theksuar që ajo e di saktësisht se si ndahen dhe orientohen partitë politike, njofton Klan Kosova.

”Ka disa arsye ndonjëherë që të sjellin deri te një pikë. Nuk e mohoj sepse për Mitrovicën jam shumë e lidhur, por shoh se kryetari im është akoma më i lidhur dhe ka bërë shumë më shumë se të gjithë ne. Dhe dua që për Mitrovicën të bëhemi një ekip i mirë që meriton shumë punë”.

”Mitrovicës i kemi hyrë në hak si shoqëri, dhe cfarë është qenësore që është e rëndësishme për këdo – Unë jam doktorante në departamentin e Shkencave Politike, dhe e di saktësisht si ndahen dhe përcaktohen partitë politike, nesër mund të mos jetë Kadri Veseli në subjekt, por secili bosh ideologjik që i takon një partie është dicka që do të mbetet. Për mua PDK është plotësisht në përputhje me kornizat në të cilën besoj. Kur punon me parti politike prapa perdeve me projekte të ndryshme e ke mundësi të krahasosh dhe vlerësosh”.

”I vlerësoj të gjithë edhe të të partive të tjera, por të angazhuarit e PDK-së kanë qenë më të mirë jashtëzakonisht dhe më me avantazh, me dije, ekspertizë dhe guxim. Ndonjëherë nuk të mjafton vetëm dija nëse nuk ke iniciativë dhe PDK definitiv çan rrugë përpara dhe të tjerët i vijnë pas”.

”Ka më shumë se dy dekada që punoj me vajzat. Paragjykimet e njerëzve në shoqëri mund të jenë nga më të ndryshmet mund të ketë edhe stigma. Por jam siguruar gjithmonë që mos të ketë paragjykime institucionale ndaj grupit të grave që bartin shami, që janë besimtare. Jam munduar që gjatë punës që kam bërë që si pjesë e lidershipit tim t’i lë një trashëgimi prapa ku vajzat mund të ndërtojnë më tutje. Tabu atëherë ka qenë edhe angazhimi i gruas myslimane edhe në mësimdhënie, ndonjë organizatë ndërkombëtare etj, e tani sot është edhe në televizion. Janë çarë disa nga këto paragjykime”.

”Por e rëndësishme është që për gratë me shami, nuk do duhej të merrte kredinë për këtë përparim që është bërë sepse ato ju takojnë vetë vajzave të cilat me shembujt e mirë dhe punët e tyre të mira kanë lënë vend për tjetrën. Përndryshe Kosova kurrë s’ka pasur ligje që diskriminon në baza fetare, kanë qenë gjithnjë veprime të njerëz e disa prej tyre i kemi quar në gjykata. Departamenti i Shtetit Amerikan ka pasur konferencë për liritë fetare. Amerika ka një lidership që e bënë Amerikë edhe në liritë e të drejtave të njeriut, për liritë fetare e ajo çfarë ka rrjedhë është një iniciativë për të luftuar kufizimin e lirive fetare kudo në botë”.

”Jam angazhuar gjithë jetën për këto liri fetare, ato janë edhe tekstualisht në ligjet tona dhe Kushtetutën tonë. Si çdo vend tjetër edhe Kosova ka vështirësi për të absorbuar për t’i dhënë në funksion disa nga këto ligje, sidomos që prekin liritë e të drejtat e njeriut por ajo çfarë ka rëndësi për mua dhe partinë me të cilën identifikohem sot, është që edhe kjo çështje do të rregullohet ashtu siç është rregulluar në Amerikë. Nuk do të ketë përjashtime, ne jemi bashkë me Kadri Veselin për të ndërtuar një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë dhe pa përjashtime”.