Hillary Clinton thotë se Amerika është me kosovarët: Ju kam në mendje dhe ju përqafoj shumë
Ish-zëvendëspresidentja e SHBA’së, Hillary Clinton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me Kosovën në çdo proces.
Hillary Clinton ndonëse nuk ka arritur të jetë prezente në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të saj, ajo ka dërguar një video mesazh drejt qytetarëve të Kosovës.
Clinton ka thënë se ndërhyrja e NATO’s në Kosovës është shembulli më i mirë i ndërhyrjes së suksesshme dhe të nevojshme.
‘’Vizita e mëhershme dhe shënimi i përkujtimit sot ka bërë një përparim që qytetarët e meritojnë. Kam parë dyshime dhe pyetje për rolin dhe ekzistencën e NATO’s. Por e dijmë se mbetet esenciale për mbrojtjen e paqes. Përfundimi i luftës ishte detyre e NATO’s dhe unë nuk do të jem në gjendje të jem me juve në këtë ditë”, tha Clinton.
Tutje ajo thotë se kosovarët janë në mendjen e saj duke u dërguar shumë përqafime.
‘’Por ju them se jeni në mendimet e mia dhe po ju dërgoj dëshirat më të mira dhe shumë përqafime për gjërat krahas burrit tim. Punoni drejt integrimit evropian jeni shumë miq të amerikanëve dhe po i mbështesin fuqishëm kauzat e juaja’’.