BotaKryesore

Hillary Clinton në zi: I vdes personi më i afërt

Tony Rodham, vëllai i ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Hillary Clinton, ka vdekur gjatë ditës së djeshme, transmeton Ministria Lajmeve.


Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një psotimi në Tëitter, ndër të cilat e ka përshkruar vëllanë me fjalët më të ëmbla

Ne e humbën vëllain tonë Tonin, natën e kaluar. Është e vështirë të gjesh fjalë, sot mendja ime është e mbushur me kujtime të tij. Kur ai hynte në dhomë, e ndizte atë me të qeshura. Ai ishte i ëmbël, zemërgjerë, burrë i mrekullueshëm për Megan dhe baba i Zach, Simon e Fiona. Do të na mungojë shumë”, ka shkruar Clinton.

Sidoqoftë, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Tony Rodham, nuk është shfaqur shumë në publik, edhe pse pritej që të shfaqej gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.