Të fundit

Në selinë e KKSh-së, Lutfiu dhe Rexhepi sot pritën në takim drejtorët e shkollave fillore të Luginës së Preshevës

Sot në selinë e KKSH, Lutfiu dhe Rexhepi mirëpritën drejtorët e shkollave fillore të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim u bisedua për vështirësitë dhe brengat e udhëheqësve të institucioneve shkollore.

Më posht mund ta lexoni njoftimin e plotë e kryetarit të KKSh-së:


I dëgjova sfidat e secilës shkollë dhe i ofrova mbështetjen time të plotë.
-I njoftova se Këshilli do t’i shpërblej nxënësit që marrin çmime në gara të ndryshme dhe profesorët gjithashtu.
-I ofrova mbështetjen e Këshillit në respektimin e dygjuhësisë.
-Do të sjellim ekspertë të arsimit të cilët do të mbajnë trajnime me mësimdhënësit tanë.
-I ofrova mbështetjen e Keshillit për nxënësit me kushte jo të mira financiare (çanta dhe mjete shkollore).
Ne duhet ta kthejmë shpirtin garues në shkollat tona.