Hill: Është plotësisht e paqëndrueshme që Serbia të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Rusinë
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur dje për veprimet e Serbisë dhe vazhdimin e raporteve të Beogradit me Moskën zyrtare pavarësisht luftës së paprecedent që Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës.
Hill ka thënë se është plotësisht e paqëndrueshme që Serbia të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Rusinë, duke qenë se shteti rus ka shkaktuar kaos në gjysmën e botës.