Haziri për Luginën e Preshëves: Mëkat që janë jashtë Kosovës, koha që të vijnë gjërat në vend
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Lugina e Preshevës duhet që t’i bashkohet Kosovës.
Ai ka thënë se ka qenë padrejtësi historike që Kosova lindore të jetë jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.
“Dëgjoni, kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës po i kalojnë suazat e normales. Ato normalisht po derivojnë nga Akademia e Shkencave. Po kërkojnë kthimin e të zhvendosurve nga viti 1970. Kjo është e menduar nga ata që të tregojnë se kinse ka pasur prezencë të madhe serbe në Kosovë”, thotë ai.
“E vërteta historike dihet. Janë munduar që të ndërrojnë prezencën demografike në Kosovë. Në Karadak dhe Mitrovicën e Titos kanë dashur që të krijojnë shumicë serbe. Këtë nuk janë kanë arritur. Është mëkat se si Lugina mbeti jashtë kufijve. Si ndodhi që të vijë puna deri tek ndarja e Anamoravës në tre shtete. Nuk dua të krijojë pasiguri në Maqedoninë e Veriut. Por e vërteta dihet”, shton ai.