Të fundit

Dr.Tiodoroviq: Gjendja me koronavirus në një pjesë të madhe në Bujanoc dhe Preshevë jashtë kontrolle?

Për shkak të gjendjes së rënduar epidimiologjike në Bujanoc po qëndron epidimiologu serb, njeherit anëtar i Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë, Dr.Branislav Tiodoroviq, transmeton Ministria e Lajmeve.

Gjatë vizitës së tij ai takoi dhe kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi, ku pjesë e takimit ishin edhe udhëheqësit e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë.

“Një pjesë e madhe e gjendjes në Bujanoc dhe Preshevën është jashtë kontrolle sepse nuk ka pasqyrë të qartë të të infektuarve. Ata shpesh shërohen në ambulanca private dhe në Kosovë që i drejtohet sistemit shëndetësorë”, tha mes tjerash Tiodoroviq.

Ai u shpreh se duhet shumë më tepër të punohet më banorët dhe se shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka pranuar aparat të ri RG.

“Në anën tjetër shtëpia e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë do të marrin të gjitha kushtet që i nevojiten për të ofruar shërbimet në Covid -ambulantet që janë të domosdoshme”, theksoi Tioidoroviq.

Ndërkohë Dr. Tiodoroviq do të marrë pjesë në mbledhjen e shtabit të krizave në Bujanoc.