Haxhiu shqyen veshjen që përdorin mjekët kundër Covid: Hajna, e paguajmë 12 euro dhe s’ka mbrojtje për ta
Deputeti Bekim Haxhiu i ka quajtur hajna ministrat e shëndetësisë të VV-së dhe LDK-së
“ 12 euro e kontraktu qeveria. Hajna. Kjo është maska 95 centë, u dashtë me pasë filter të nderuar kolegë. Kjo është arsyeja pse sot kemi 1000 punëtorë shëndetësorë të infektuar e mbi 30 të vdekur”, ka thënë ai.
“Nuk është paraparë mbrojtja për punëtorët shënedtësosë, ky është modeli që ofroni i n deruar, ty nuk të pengon inspektori që u nxanë tu vjedhë me 12 mijë euro, hajnia në partinë tane nuk të pengon. Ty nuk të pengon kur hajni është nga Vetëvendosja”, ka thënë ai./PERISKOPI