KryesoreLajme

Hasani thotë se me ndryshimin e kufijve i hapet rruga Rusisë

Korrigjimi i kufijve, sipas Enver Hasanit, nuk duhet të ndodhë.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së thotë se nuk ka dyshim që e gjithë kjo iniciativë është për interesa personale.

Sipas Hasanit, një gjë e tillë do t’i mundësonte edhe presidentit rus që të përfitojë lejen nga Perëndimi edhe për shtetet tjera si Ukraina e Gjeorgjia.

“Putini, menjëherë, te nesërmen që ndodh me Kosovën, ai futet më thellë deri të ura e Ibrit dhe në Ukrainë, Gjeorgji, Moldavi e Azerbajxhan, ai i ka ato veç po i lyp Perëndimit që t’i njoh ato”, ka thënë Hasani.

“Vendimi i GJND-së është vendim i Gjykatës që e zbaton ligjin ndërkombëtar të Perëndimit”.