Lutfi Haziri: Emri i pakontestuar për kryeministër te LDK’ja është Isa Mustafa
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ende nuk ka një kandidat për kryeministër por nëse do të ishte një kandidat konsensual ai do të ishte kryetari Isa Mustafa.
‘’LDK është çelësi i suksesit dhe mirëqënies dhe celësi i zgjidhjes në Kosovë. Në mundohemi me qenë suksesi dhe zgjidhja e problemeve në Kosovë. Ju siguroj se LDK ka me qenë konstruktiv, racional dhe solidar qe me dhënë një zgjidhjr kushtetuese. Fryma kushtetuese është e vetmja rrugë për zgjidhje. Nuk kemi partner të paracaktum dhe as të paragjykum. Mustafa si lider i demokratëve ka mandatin e LDK’së që të negociojë një shumicë parlamenatre. Flitet se shumica e re do të jetë LDK, AAK, Nisma dhe AKR dhe minoritet por kjo nuk është fundi i listës. Isa Mustafa ka mandatin të ndërtojë shumicën parlamentare në mënyrë që ti lejojë vendit zgjidhje.’’, ka thënë ai.
‘’Emri për kryeministër do të diskutohet në struktura. Emri i pakontestueshëm është Isa Mustafa. Por ai do të vendosë. Ai lejoi Avdullah Hotin dhe Vjosa Osmanin që të kandidonin. Emri i tij është konsensual. Kosovës i duhet një unitet përtej koalicioneve përtej partive politike’’
‘’Ai e udhëheqë partinë më të madhe në Kosovë. Nuk është pozicion i lehtë por ne i besojmë atij. Ai i lëshoi rrugën Vjosës për shkak të gjendjes shëndetësore, por kur i lëshoi rrugën Avdullah hotit ishte i shëndoshë si molla. Ai është njëriu më i aftë për të udhëhequr. Ne funksionojmë me meritokraci. Jo sikur Albin Kurti që emëron e punëson shokët dhe familjarët e tij’’, shtoi ai. /Express/