LajmeSporti

Alpinistja Mrika Nikqi niset për Indonezi, synon rekordin

Alpinistja 17 vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi, është nisur sot bashkë me babain e saj Arianitin nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Indonezi.

Atje Mrika së bashku me Nitin do të mundohen të ngjitin malin Carstensz Pyramin që ndodhet 4884 metra mbi lartësinë mbidetare.

“Ne jemi gati…”, është shkruar ne faqen zyrtare Mrika Seven Summits.

Projekti i Mrikës është ambicioz. Ajo dëshiron që të bëhet personi më i ri që ka arritur të ngjitë shtatë malet më të larta në shtatë kontinentet.

Nisjen dhe aventurën në fjalë pasdite e ka konfirmuar për Njeshi-n edhe babai i Mrikes, Arianiti.