Haradinaj tregon se kush ia kërkoi dorëheqjen
I pari i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar se që kur ka nisur kërkesa për heqjen e taksës i është kërkuar edhe dorëheqja nga pozita e kryeministrit.
Lërja e karriges së të parit të ekzekutivit thotë t’i është përmendur shpesh.
“Po, qysh jo, disa herë”, tha Haradinaj në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.
Por nga kush iu kërkua dorëheqja e Haradinajt?
“Prej të gjithëve në tavolinë”, thotë ai.
“Po, po nga të gjithë u kanë ideja që s’mundemi me e mbajt, që s’dijmë çka bohet me Qeverinë….ka ndodh në këto biseda”, shpjegoi ai.