Haradinaj tregon se a do të futet në qeveri me Kurtin, nëse ky i fundit dështon me LDK-në
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është mirë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, dhe për ketë ai tha se barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve.
Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se vonesa në krijimin e institucioneve është minus për fituesin e zgjedhjeve.
“Është mire sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesa në krijimin e institucioneve nga fituesit është menjëherë minus për ta. Ata që kanë premtuar se do ta ndalojnë zhvatjen e shtetit kanë mundur me qenë sot ne qeveri”, tha Haradinaj.
Ai tha se nuk ka opinion se çka duhet të ndodhë rreth LDK-së dhe VV-së porse e e kanë marrë përgjegjësinë t’i ndërtojnë institucionet.
Haradinaj tha se do ta takonte Albin Kurtin por jo për të qenë pjesë e qeverisë së tij, ai tha se AAK është opozitë dhe nuk e sheh veten pjesë të qeverisë Kurti.