Lajme

Haradinaj: Të formojet “Qeveri e Unitetit”, pa Kurtin, s’e kemi luksin të shkojmë në zgjedhje te reja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, ka bërë të ditur se është diskutuar si opsion, formimi i një “Qeverie të Unitetit Kombëtar”.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e dërguar Kosovën, në një rrugë të rrezikshme, dhe se AAK-ja, me veprimet e saj po tenton ta kthej Kosovën në normalitet.

Haradinaj tha se Qeveria e Unitetit, do të përfshinte të gjitha partitë, përfshi edhe VV-në, por pa Kurtin si kryeministër.

“I shqyrtum, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me opozitën me deputetë, përjashtu me Listën Serbe, për mocionin, shpresojmë të jetë dalja nga kjo gjendja. Sipas bindjes tonë, s’e kemi lluksin të shkojmë menjëherë në zgjedhje, sipas bindjes sonë e diskutum si opsion mundësinë e një Qeveria të unitetit kombëtar, ku përfshihen të gjitha partitë politike, përfshi edhe VV-në, një Qeveri pa Kurti, deri në një zgjedhje të ardhshme, por që do ta kthente Kosovën në normalitet”, ka thënë ai.

Ai tha se veprimet e Kurti në veri të Kosovës, rrezikojnë ekzistencën e shtetit tonë.