Lajme

Lutfi Haziri: Po përgatitemi ta marrim Qeverinë

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se ky subjekt politik është duke u përgatitur për zgjedhjet e saj të brendshme.

Ai ka thënë se LDK-ja i thotë “jo edhe qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, pore dhe partive opozitare, PDK-së dhe AAK-së.

“Ne jemi duke u përgatitur si parti politike, për zgjedhjet e brendshme sipas kalendarit zgjedhor. Ne po përgatitemi ta marrim qeverinë si parti e parë. Ne i themi “JO” PDK-së dhe partive tjera opozitare. Ne e kemi grupin tonë parlamentar, dhe me këto kapacitete ne do t’i përfaqësojmë politikën tonë si lidershpi të lidhur me një agjendë të zhvilluar. Deri në fund të këtij viti, LDK-ja do t’i zbardh qëllimet”, ka thënë Haziri në Prime Time.

Haziri ka folur lidhur me negociatat për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë,Sipas Hazirit, asnjë nga këto marrëveshje nuk mund të bëhet pa LDK.

“Nëse ka vullnet e kapacitet kryeministri me përmbyll një marrëveshje, ai e ka mbështetjen e LDK-së. Por pa LDK-në nuk përmbyllen këto procese. Nuk mundet me u përmbyll, asnjë proces nuk ka ndodh me u mbyll e as nuk do të ndodh pa LDK. Ka edhe parti të tjera që e kanë rolin e vet e që në raste të tjera konsensusi është i mirëseardhur.