LajmeShqipëri

Haradinaj shkon në varrimin e familjarit të Sali Berishës

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka qenë prezent në varrimin e Sulejman Berishës, kushëri i afërm i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, përcjellë Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Haradinaj ka thënë se Sulejman Berisha, , gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së.

Ai ka shtuar se me vdekjen e Sulejman Berishës, Kosova ka humbur Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj.