Lajme

Haradinaj, rrit pagat për arsimtarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media me ç’rast ka njoftuar se ka bërë ofertë te SBASHK-u për të ndërprerë grevën duke u ofruar rritjen e pagave mësimdhënësve.

Ai ka thënë se është vendosur që buxheti për arsim të rritet për 20 milionë euro.

Këtu ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Haradinaj ka thënë se ekziston një rrezik që Këshilli Grevist të presë ofertë të re, por sipas të parit të qeverisë, “kjo s’mund të ndodhë”