Lajme

Haradinaj: Kosova është në pozicion të ri me Gjermaninë, kjo po i bën xheloz disa politikan kosovar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pas kthimit nga Berlini, ku zhvilloi takime me deputetët e Bundestagut gjerman dhe kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj ka thënë se tashmë Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermaninë, tashmë janë tamam bilaterale. Kosova është trajtuar si një shtet bilateral, jo vetëm të respektohet në organizimet ceremonial, por në çdo element. Nëse i merrni detajet e vizitës, temat që janë diskutuar që po i flas këtu, vërehet se ka një përparim në marrëdhëniet tona. Unë i falenderoj edhe njëherë kancelaren Merkel dhe të tjerët, që me kaq seriozitet e kanë kthyer Kosovën në një shtet bilateral”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Tutje, Haradinaj ka thënë se këto takime dhe avancime të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, kanë bërë xheloz edhe disa politikan në Kosovë.

“Nuk është për t’u injoruar fakti që këto zhvillime i bëjnë xheloz edhe disa politikan në Kosovë. Edhe mua më ndodh ndonjëherë të mërzitem kur i shoh të tjerët duke pasur sukses, çka me bo. Por thelbi nuk është aty, thelbi është që tani e shohim Kosovën në një pozicion të tillë”, ka përfunduar kryeministri