Lajme

HARADINAJ IA KTHEN VUÇIQIT: DO TA RUAJ SOVRANITETIN E INTEGRITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat e fundit kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, ka shkruar Haradinaj.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dje ka thënë se nuk i njeh kufijtë e Kosovës së pavarur ashtu siç i kanë njohur paraardhësit e tij dhe se gjoja këtu është dallimi i tij me ta, transmeton Koha.net.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, thotë Haradinaj, zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës