Lajme

Haradinaj i quan ‘axhami’ Kurtin e Osmanin: E kanë dorëzu tërë procesin e dialogut te Thaçi, fshehen në kornizën e BE-së

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimine tij rreth vendimit për heqjen e taksës nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti e kryeparlamentarja Vjosa Osmani e kanë përjashtuar veten, duke mos ofertuar me taksën për njohje reciproke, raporton GazetaBlic.

“Kam qenë në Amerikë dhe kam kërku prej atje Kurtit, mos oferto me heqë taksën pa një proces negociues për heqjen e saj. Z. Kurti dhe znj. Osmani, e ka përjashtu veten duke ofertu heqjen e taksës, e kanë përjashtu veten nga procesi dialogues. Mënyra që ata dhe Kosova me mbajtë veten në tavolinë ka qenë me kërku një proces për heqjen e taksës me kohë. Jam me heqë taksën menjëherë, në ndërrim të kontratës finale. Nuk i them mbaje taksën, i them kërko kontratën finale. Atë kontratë, që po e shohim Thaçin duke i mbajtë plot dokumenta në fotografi, atë i kam kërku Kurtit që ta ketë me kohë”.

Haradinaj i quajti të dy “axhami” politikë që fshihen në kornizën e BE-së pasi procesin e dialogimit ia kanë lënë presidentit Hashim Thaçi.

“Z. Kurti dhe Osmani janë axhami politikë, ata kanë ofertu para kohe heqjen e taksës, e kanë dorëzu tërë procesin te Thaçi dhe nuk gjejnë tash rrugë tjetër e shkojnë fshehen në kornizën e BE-së, që është gabim klasik që e tregojnë”.