Haradinaj: I bëj të fala Vuçiqit e i them ‘njiheni Kosovën ose bashkohemi me Shqipërinë
Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka thënë se dëshiron që t’i kryejë punët me Serbinë.
“Më 14 shkurt po du me i kry punët me Serbinë. I kemi nis dikur, por duhet edhe me i kry se nuk duhet me i lon në gjysmë. Qysh i kryjmë puënt me Serbinë? Duke pasë unitet mes vete, duke e ruajtur njëri-tjetrin dhe duke marrë idetë dhe programet më të mira që i kemi e me e forcu Kosovën përbrenda. Duhet me rrit ekonominë, me forcu ushtrinë dhe shtetin, me hap vende të reja të punës për rininë, me e rrit pagën minimale në 300 euro, me i rrit pagat çdo vit qysh na takon edhe me e dasht vendin dhe njëri-tjetrin. Mund ta bëjmë këtë, sepse kur jemi ne kështu mund të përballemi ma lehtë me Serbinë”.
Haradinaj ka thënë se nëse bëhet president do t’i dërgojë të fala presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ose duhet ta njohë Kosovën ose Kosova bashkohet me Shqipërinë.
“Kur të bëhem president vendi i bëj të fala [Aleksandar] Vuçiqit edhe i them ‘Bëhu gati o me njoft Kosovën e mos na vono më se nuk mund të presim, sepse ne i grahim rrugës tonë e bashkohemi me Shqipërinë’. Nuk ki ka ja mban. Ki me njoft Kosovën dhe mos e vono veten e mos e merr popullin tënd në qafë, sepse na i kryejmë punët tona”.