Lajme

Hapet thirrja për programin “Serbia dhe Kosova- thyerja e akullit ndërkulturor”

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi po fton artistë të rinj, si dhe ata që janë të interesuar në artet dhe aktivizëm për të aplikuar për pjesëmarrje në programin “Serbia dhe Kosova – thyerja e akullit ndërkulturor”.

Programi mbledh 16 të rinj nga Serbia dhe Kosova të cilët janë aktivë në fushën e kulturës dhe artit ose që kanë interes për këtë. Brenda programit ata do të marrin pjesë në dy seminare. E para është vizita studimore që zgjat nëntë ditë dhe gjatë asaj periudhe ata do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë dhe do të vizitojnë Novi Sadin dhe Prizrenin. Gjatë seminarit të dytë që do të zgjasë për pesë ditë, grupi do të zhvillojë një ekspozitë ose ngjarje publike që do të organizohet në dy qytete. Lloji i ngjarjes do të varet nga profili i pjesëmarrësve.

Ideja është të sjellë pjesëmarrës nga Serbia dhe Kosova në tema të tilla si: kultura e të drejtave të njeriut, ndër-multikulturalizmi, zgjidhja e konflikteve përmes artit dhe kulturës popullore, arti si një mjet për ndryshime shoqërore, kulturë të rezistencës etj.

Në këtë mënyrë, programi afirmon artistët e rinj nga të dy shoqëritë që do të kontribuojnë në thyerjen e stereotipeve dhe paragjykimeve përmes punës së tyre të përbashkët. Ato gjithashtu do të ndikojnë në përhapjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore të Kosovës dhe Serbisë.

Organizatorët do të mbulojnë të gjitha shpenzimet e akomodimit, ushqimit, udhëtimit, materialit të punës dhe vizitave në ngjarje kulturore për të gjithë pjesëmarrësit e seminarit.