Hamza: Për mua, çdo rezultat që vendos sovrani është i pranueshëm
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pasi votoi bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, u prononcua për media.
Hamza inkurajoi të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë, teksa shtoi se çdo rezultat që vendos ‘sovrani’, është i pranueshëm për të, transmeton Klankosova.tv.
“Bashkë me bashkëshorten Remën, dy vajzat Doruntinën, Diellzën dhe djalin Ensari, shfrytëzuam të drejtën e votës”.
“I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre demokratike që të votojnë, që të zgjedhin qeverinë për katër vjetër e ardhshme, uroj që gjithçka të shkojë mirë, besoj që gjithçka do të shkojë mirë. Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua, çdo rezultat që votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës është i pranueshëm. Jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kam ruajtur energjinë pozitive”, tha Hamza.