Hamdi Fejzullahut i ndërpritet fjalimi nga asambleistët e PDSH-së
Si duket seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë sot po zhvillohet me tensione të mëdha shkak shkarkimi i kryetares Sinani dhe ndryshimi i pushtetit lokal, përcjell Ministria e Lajmeve
zv.kryetari i kuvendit komunal Shpat Aliu i cili vjen mga radhët e PDSH-së akuzoi Hamdi Fejzullahun për tradhëti dhe nuk kurseu asnjë fjalë pa i thënë ish bashkëpartiakut të tij.
Asambleisti Fejzullahu kërkoi fjalën në foltore për t’iu përgjigjur kritikava të Aliut, por kjo gjë i’u pamundësua nga asambleistët e PDSH-së Mustafë Shaqiri e Naim Jasharit.
Hamdi Fejzullahu u pengua nga asambleistët e PDSH-së dhe ndëtpreu fjalimin për të shmangur ndonjë konflikt fizik.
Kujtojmë që Fejzullahu ishte asambleist i PDSh-së ndërsa aktualisht ai po vazhdon mandatin e tij poltik si këshilltarë i pavurur në Kuvendin Komunal të Preshevës.