Hajredini : Është për keq ardhje mos prezenca e përfaqësuesve politik sot tek vendi i Lapidarit
Ne qendër të Preshevës aty ku ishte i vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së , sot, në përvjetorin e momenteve trishtuese të largimit me forcë nga forcat policore dhe të xhandarmërisë, OVL e UÇPMB-së në Preshevë organizoi homazhe si përkujtim në ditën e largimit të lapidarit nga forcat e xhandarmerise me 20 janar ne vitin 2013.
Sot pas 9 viteve një numer simbolik i anëtarëve të OVL-së mori pjesë në vendosjen e një kurore lulesh prane lapidarit.
Para të pranishmëve foli kryetari i OVL-së Nazmi Hajredini i cili tha se, “është për keqardhje mos dalja e pushtetit lokal në këtë perkujtim” Ai gjithashtu kërkoj edhe kthimin e lapidarit në vendin ku është ka qenë i vendosur vendosur në qendër të Preshevës.
Jo vetëm mungesa e pushtetarëve, në këtë përvjetorë pati edhe munges të vet veteranëve të UÇPMB-së por edhe të qytetarëve, për ti kujtuar momentet rrënqethëse të mëngjesit të hershëm të 20 janarit të vitit 2013, u tha nga të pranishmit./LajmiAL/