Të fundit

Arrestohet ngasësi i automjetit në të cilin u aksidentuan 14 migrantë, 3 persona humbën jetën

Në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë është konfirmuar se shtetasi i Serbisë R. R. nga fshati Corrotincë i komunës së Preshevës. Autori i aksidentit është 43 vjeç, i ndaluar për veprën penale të rëndë kundër sigurisë së transportit publik dhe kontrabandës me njerëz.

I dyshuari me një veturë BMW ka qenë duke transportuar 14 migrantë të paligjshëm nga vendet afrikano-aziatike, kur për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit.

Po ashtu është konstatuar se mjetin e ka drejtuar pa patentë shofer, njofton MPB-ja, përcjell preshevacom.

Sipas të dyshuarit, atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe do të dërgohet në prokurori publik detyrues të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë për veprat penale të rënda kundër sigurisë së komunikacionit publik dhe kalimit të paligjshëm të kufirit të shtetit dhe kontrabanda e njerëzve.