LajmeTë fundit

Hahn takon Kurtin në Bruksel: Flasin për dialogun e gjendjen në Kosovë

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka njoftuar për takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër i Kosovës.

Në një postim në Twitter, Hahn ka shkruar se ka pasur shkëmbime interesante të pikëpamjeve për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.

“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë”, ka thënë Hahn, përcjell Koha.net.

Tutje, Hahn ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të ardhmen evropiane të Kosovës si dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit”.

“Pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në zemër të programit të saj”, ka thënë ai.