Bota

Grupi YPG/PKK shkel marrëveshjen Turqi-SHBA

“Grupi YPG/PKK 36 herë ka kryer të shtëna provokuese në veri të Sirisë, në zonën e operacionit të Turqisë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Grupi YPG/PKK-së kanë shkelur marrëveshjen mes Turqisë dhe SHBA-ve për veriun e Sirisë, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga e enjtja kur Turqia dhe SHBA-të arritën marrëveshje për pauzim 120-orësh të operacionit turk në Siri, për të lejuar tërheqjen e “Grupit” të YPG/PKK nga zona e sigurtë e planifikuar, grupi YPK/PKK 36 herë ka kryer të shtëna provokuese/shkelje në veri të Sirisë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Nadide Şebnem Aktop, para përfaqësuesve të mediave në Ankara.

Më 17 tetor, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence ranë dakord që Turqia të ketë një zonë të sigurtë prej rreth 30 kilometrash në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Aktop tha se deri më tani forcat turke të sigurisë kanë “neutralizuar” 765 grupit të YPG/PKK gjatë operacionit në lindje të Eufratit për të pastruar rajonin nga gurpt të PKK-së dhe degën e saj siriane YPG/PYD.

Operacioni i Turqisë në Siri ka çliruar gjithsej 111 vendbanime deri më tani, tha Aktop, duke shtuar se një zonë prej 1.500 kilometrash katrorë është marrë nën kontroll.

Ajo përsëriti se forcat turke të sigurisë nuk kanë përdorur armë kimike apo municion i cili është i ndaluar nga ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Aktop tha se operacioni “Burimi i Paqes” nuk ka shkaktuar viktima civile në Siri, duke shtuar se Turqia monitoron nga afër tërheqjen e YPG/PKK-së nga rajoni në bazë të marrëveshjes 120-orëshe.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.