Lajme

Konkursi i fotografisë artistike – PreFoto, sot hapë thirrjen për vullnetarë për edicionin e 9-të

Konkursi ndërkombëtarë i fotografisë artistike – PreFoto, sot hap thirrjen për vullnetarë për edicionin e 9, i cili do të mbahet në datat 15 dhe 16 nëntor në Preshevë.

Vullnetarët do të kontribuojnë në organizimin e plotë të festivalit, siç janë komunikimi me publikun, menaxhimi i eventit, pritja e mysafirëve, eventet përcjellëse të festivalit, etj.

Vullnetarët do të mund të aplikojnë deri më datë 27 tetor.
Vullnetarët e përzgjedhur do të informohen deri më 31 tetor.

Të gjithë këta vullnetarë që do të angazhohen në këtë edicion, do të pajisen me çertifikata nga PreFoto.

LINKU PËR APLIKIM:
https://forms.gle/s93hvpDrHj1zrhaj9